Dorjan Teliti, koordinatori për programin ekonomik në PD, ka zbuluar disa nga masat që partia do të marrë gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, pas zgjedhjeve të 11 majit.
Ai ka theksuar se PD angazhohet për rimbursimin automatik të TVSH-së çdo muaj për bizneset prodhuese që eksportojnë, dhe për eliminimin e kontrolleve të shpeshta dhe burokratike, duke lënë vetëm një kontroll vjetor sipas riskut të sistemit.
Më poshtë statusi i plotë
RIMBURSIM REAL DHE NË KOHË TË TVSH-së – ANGAZHIM I 100 DITËVE TË PARA TË QEVERISJES SË PD-së!
Pa prodhim, nuk ka ekonomi. Pa prodhim, nuk ka mirëqenie.
Biznesi duhet mbështetur me politika të qarta, procedura të reduktuara dhe transparente. Por mbi të gjitha, duhet t’i jepet fund diskrecionit ministror në rimbursimin e TVSH-së!
PD angazhohet për:
Rimbursim automatik të TVSH-së çdo muaj për bizneset prodhuese që eksportojnë, duke e kompensuar me detyrimet tatimore të periudhës korente.
Heqjen e kontrolleve të shpeshta dhe burokratike – vetëm një kontroll vjetor sipas riskut të sistemit.
Ekonomia nuk zhvillohet me propagandë, por me vizion, guxim dhe politika të duhura ekonomike.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri që mbron biznesin prodhues dhe krijon kushte reale për zhvillim!