Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 4 anëtarët e një bande kriminale që trafikonin emigrantë nga vendet e treta drejt Bashkimit Evropian. Grupi, që siguronin kalimin e paligjshëm të kufijve, kërkonte pagesa që varionin nga 5,000 deri në 10,000 euro për person. Banda përdorte rrugë tokësore dhe detare për të transportuar emigrantët, kryesisht nga Irak, Siri dhe Egjipt.
Për anëtarët e bandës, GJKKO ka vendosur një total prej 36 vitesh burg. Dënimet janë si më poshtë:
Yalcin Ali Hanci: 6 vjet burg për “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe 2 vjet burg për “Grupin e strukturuar kriminal”. Totali i dënimit: 6 vjet burg.
Mustafa Cosekoglu: 6 vjet burg për “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe 2 vjet burg për “Grupin e strukturuar kriminal”. Totali i dënimit: 6 vjet burg.
Soran Saber: 8 vjet burg për “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe 5 vjet burg për “Grupin e strukturuar kriminal”. Totali i dënimit: 12 vjet burg.
Yahia Yussef (alias Kamal Kamil): 8 vjet burg për “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe 5 vjet burg për “Grupin e strukturuar kriminal”. Totali i dënimit: 12 vjet burg.
Të gjithë të pandehurit do të vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë, siç parashikohet nga ligji. Gjithashtu, janë konfiskuar dhe kaluan në favor të shtetit disa pasuri dhe mjete lundruese, si dhe një numër telefonash dhe aparaturash të tjera të përdorura gjatë aktiviteteve të paligjshme të bandës.