-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Martin Schulz: Mos u besoni të vjetërve, ata nuk duan t’ja dinë për të ardhmen

Kryesoret

Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Europian, i ftuar në një aktivitet sot në Tiranë u kërkoi të rinjve që të përfshihen në politikë për të vendosur për të ardhmen e tyre për të mos e lënë këtë në dorën e të moshuarve.

Për të rinjtë kam dy këshilla; së pari është një citim i një fituesi të çmimit Nobel për letërsinë që tha “mos u besoni të vjetërve, sepse ata nuk duan t’ja dinë për të ardhmen”.

Prandaj e them vendimet e gabuara që do të marrin të moshuarit sot, do i paguajnë brezat e ardhshëm, prandaj ju të rinjtë duhet të jeni të angazhuar, të përfshirë në këto debate, për të qenë pjesë e asaj pjesë për të kontrolluar të ardhmen, ju po lejoni të tjerët të kontrollojnë të ardhmen tuaj.

Tjetra, këshilla është që të mësoni për popujt e tjerë. Ne jemi një vendi i mirë i fortë, por ka edhe vende të tjera që janë më të mira. Ajo që po them është se praktikat më të mira është modelet e suksesit që ka pasur BE në të shkuarën. Mendimi që ne jemi të parë, ne jemi më të mirët, sjell katastrofë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit