-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot 7 Marsi, si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Kryesoret

Sot është dita e mësuesit. 7 Marsi, njihet si festa e Mësuesit dhe festohet në të gjitha shkollat.

Është një ditë simbolike për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman.

Mësonjëtorja e Korçës ka qëndruar e hapur për të paktën 20 vite dhe drejtues të saj ishin figurat e shquara të Rilindjes shqiptare.

Festa e 7 Marsit, u përforcua më shumë gjatë periudhës komuniste. Ajo ishte dita më e shënuar për mësuesit. Ishte një traditë e bukur, kur nxënësit zgjidhnin përfaqësuesit e tyre më të mirë, të cilët shkonin për vizitë në shtëpinë e mësuesit.

Mësuesi i priste me gjithë të mirat, me ëmbëlsira e fruta, ndërsa dhuratat e nxënësve ishin shumë simbolike: lule ose libër.

Sot kjo traditë ka ndryshuar. Festa e mësuesit organizohet në shkollë, me koncerte dhe aktivitete të ndryshme. Edhe dhuratat janë më të larmishme, jo thjesht lule.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit