Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur se e ka të vështirë të merret me Ukrainën, duke shtuar se është më e lehtë të arrihet një marrëveshje finale me Rusinë, pasi sipas tij ata kanë më shumë mundësi në dorë.
“Unë mendoj se ne po ia dalim shumë mirë me Rusinë. Por, për momentin ata janë duke bombarduar pa mëshirë Ukrainën”, ka thënë Trump..
Presidenti amerikan ka shtuar se mendon që Presidenti rus, Vladimir Putin, po bën atë që çdo lider do të bënte në vendin e tij, dhe dëshiron t’i japë fund konfliktit.
Trump gjithashtu ka shprehur dyshime nëse Ukraina është e gatshme për një fund të menjëhershëm të luftës, duke thënë se nuk është krejt i sigurt se Kievi zyrtar ka një vullnet të plotë për të mbyllur këtë luftë, por mendon se ata e duan këtë, ndonëse nuk është i sigurt.
Kur u pyet për mungesën e një plani paqeje nga shtetet evropiane, Trump tha se ka pyetje që nuk mund të përgjigjen, duke shtuar se “ata nuk dinë si t’i japin fund luftës”.