Mbrëmjen e sotme Vatikani ka dhënë përditësimin në lidhje me shëndetin e Papa Françeskut. Sipas Vatikanit, gjendja shëndetësore e Papa Françeskut ka patur një përmirësim të vogël dhe gradual.
“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë ditët e fundit ka qenë stabile dhe për rrjedhojë tregon një përgjigje të mirë ndaj trajtimeve, prandaj ka një përmirësim gradual dhe të vogël”, tha Vatikani.
Papa nuk ka patur temperaturë dhe frymëmarrja e tij është përmirësuar. Analizat kimike dhe hematologjike të gjakut janë të qëndrueshme.
“Mëngjesin e sotëm, pasi mori Eukaristinë e Shenjtë, Papa mori pjesë në lutje në kapelën e banesës së tij private, ndërsa pasdite pushoi dhe punoi”, përfundon përditësimi mjekësor i Vatikanit.