Një vajzë 21-vjeçare është paraqitur në spitalin e Tiranës, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente në banesën e saj. Aktualisht, ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Tiranës është njoftuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti. Identiteti i vajzës ende nuk është bërë i ditur.