-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bombardimet vdekjeprurëse në Ukrainë, Zelensky: Sulme të ndyra dhe çnjerëzore

Kryesoret

Volodymyr Zelensky ka falënderuar aleatët e Ukrainës për dënimin e sulmeve ruse pas një prej ditëve më vdekjeprurëse për civilët në vendin e tij deri më tani këtë vit. Ai i përshkroi sulmet si një “taktikë e keqe dhe çnjerëzore të frikësimit” nga Rusia.

Bëhet e ditur se Rusia nisi sulme të rënda ajrore gjatë natës së të shtunës pasi administrata e Shtëpisë së Bardhë pezulloi shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën.

SHBA ka bërë presion mbi qeverinë e Zelenskyt për të bashkëpunuar për bisedimet e paqes me Rusinë, shkruan Sky News. Të paktën 22 persona u vranë në sulmet e fundit ruse.

“Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore, të cilës rusët shpesh përdorin”, tha Zelenesky.

Presidenti shtoi: “Ishte një nga sulmet më brutale, një e kombinuar. Sulmi ishte llogaritur qëllimisht për të shkaktuar dëme maksimale. Raketat, së bashku me një dron Shahed, shënjestruan pjesën qendrore të qytetit.”

“Nëntë ndërtesa banimi u goditën. Gjithashtu, qendra tregtare dhe dyqanet”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit