Franca po përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe municioneve në Ukrainë, pasi ndihma nga SHBA mbetet e pezulluar.
Ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, tha se ushtria franceze po transferon pajisje më të vjetra, si tanke AMX-10RC dhe transportues të blinduar.
Gjithashtu, Franca do të ndajë një paketë të re ndihme prej 195 milion euro, financuar nga interesat e aseteve të ngrira ruse. Kjo paketë përfshin predha artilerie dhe raketa AASM për avionët “Mirage 2000”.