Lady Gaga ka folur hapur për luftën e saj me shëndetin mendor, duke zbuluar se pesë vjet më parë përjetoi një psikozë që e shkëputi nga realiteti.
Në një intervistë për “The New York Times”, ajo tha: “Më largoi shumë nga jeta, por pas viteve të punës së palodhur, e riktheva veten”.
Këngëtarja pranoi se partneri i saj, Michael Polansky, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën e saj për të kapërcyer momentet e vështira.
“Ai më tha se mund të isha më e lumtur se sa jam, dhe kjo ishte e vështirë për t’u pranuar”, kujton ajo.
Gaga gjithashtu ndau dëshirën për t’u bërë nënë, duke thënë se dikur kishte frikë nga kjo ide, por tani është e emocionuar për të ardhmen.
“Gjëja më e rëndësishme për mua është t’u jap fëmijëve të mi hapësirë për të zbuluar veten”, përfundoi ajo.