Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka njoftuar se do të diskutojë me Francën dhe Britaninë për mundësinë e ndarjes së armëve bërthamore.
Megjithatë, ai theksoi se një veprim i tillë nuk mund të zëvendësojë mbrojtjen ekzistuese të SHBA-së për Evropën.
“Ndarja e armëve bërthamore është një çështje për të cilën duhet të flasim. Ne duhet të jemi më të fortë së bashku në parandalimin bërthamor’. Ne duhet të bisedojmë me të dyja vendet Francën dhe Britaninë, dhe përveç kësaj, nga perspektiva e plotësimit të mburojës bërthamore amerikane, të cilën natyrisht duam ta shohim të ruajtur,” tha ai, sipas ‘The Guardian’.
Këto komente erdhën pas një deklarate të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ishte i hapur për diskutime mbi zgjerimin e programit bërthamor të Francës për vendet e tjera evropiane.