Rruga e Komanit, pas vitesh amortizimi, ka nisur të rikonstruktohet. Puna ka filluar me 10 kilometrat e parë nga Komani në drejtim të Vaut të Dejës. Ky investim ka sjellë gëzim te banorët dhe ka nxitur emigrantët të investojnë në zonë.
Përveç zhvillimit të turizmit, ndihmon edhe shërbimin shëndetësor, duke mundësuar transport më të shpejtë të pacientëve.
Rruga lidh Shkodrën me liqenin e Komanit dhe është pjesë e një itinerari turistik të rëndësishëm.