-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtim Idrizi për ndarjen nga jeta të Andis Harasani: Na kepute shpirtin

Kryesoret

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka shprehur mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Andis Harasani, i cili ndërroi jetë si pasojë e kancerit.

Idrizi kujtoi një bisedë të fundit telefonike me Harasanin, duke theksuar optimizmin e tij të pandreqshëm dhe energjinë pozitive që ai kishte, duke besuar se do ta fitonte betejën me sëmundjen. “Na the shpirtrën! Në fund ajo që është caktuar parakalon çdo dëshirë,” shkroi Idrizi, ndërsa shprehu hidhërimin për humbjen e një shoku dhe kolegu të çmuar.

Postimi i plotë

“Daj na kepute shpirtin !

Sapo mora lajmin e trishte qe Andisi nderroj jete , e dija qe po luftonte me semundjen e rende por daja apo sic e njohin te gjithe Tironci i omel kishte shume energji pozitive e ishte optimist .
Fola para pak kohesh e ishte optimist i pandreqshem si ai dinte te ishte se do ia dilte, por jo, ne fund ajo qe eshte caktuar parakalon cdo deshire…

E rende te te them Andis te qofte i lehte dheu .
Bashke me Andisin na shkeputet dhe nje pjese e rrugetimit qe kemi bere bashke ne shkolle ne administrate ne politike.

Te gjithe nje dite do te shkeputemi nga kjo bote, dhe njesia matese eshte me boshllekun qe lejme, e ti le boshllek te madh tek une Daj…

Te Zotit jemi tek Ai kthehemi, qofte rrugetim i lehte ne kete muaj te Ramazanit vllai im.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit