Gjashtë persona janë marrë nën hetim nga policitë e Korçës, Maliqit dhe Pogradecit për disa akuza të ndryshme, ndërsa njëri prej tyre është shpallur në kërkim.
Ata akuzohen për përndjekje, zjarrvënie nga pakujdesia, kalim të paligjshëm kufiri, ndërtim pa leje dhe përleshje. Një 25-vjeçar nga Korça, i identifikuar me inicialet A. D., dyshohet për përndjekje të një vajze të mitur dhe është shpallur në kërkim.
Po ashtu, dy persona janë akuzuar për zjarrvënie nga pakujdesia, pasi dy zjarre të ndezura kanë shkaktuar djegien e sipërfaqeve me bimësi.
Dy të rinjtë B. R. dhe R. J., janë përfshirë në një përleshje të motivuar nga arsye të dobëta, ndërsa një 61-vjeçar në Pogradec është proceduar për ndërtim pa leje. I fundit që mori akuza është E. Xh., 41 vjeç, i cili akuzohet për kalim të paligjshëm kufiri.