Adam Boehler, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e pengjeve, tha se takimet e tij me grupin Hamas javën e kaluar në lidhje me pengjet e mbajtur në Gaza ishin shumë të dobishme dhe mund të çonin në lirimin e tyre brenda javësh.
Ai shprehu shpresë për një marrëveshje që mund të çojë në lirimin e të gjithë pengjeve dhe mundësinë e një armëpushimi afatgjatë.
Hamas mban ende 24 pengje të gjallë dhe 34 trupat e të tjerëve. Boehler nuk përjashtoi mundësinë e takimeve të tjera me këtë grup.