Ministri i Shtetit dhe Parlamentit Taulant Balla uroj besimtarët që agjerojnë gëzuar muajin e Ramazanit dhe u uroj agjërim të lehtë.
“U përmendën pensionet. Dua të falenderoj në emër të qeverisë dhe deputetëve senatin italian për votën unanime që i dhanë marrëveshjes për njohjen e dyfishtë të pensioneve të dy vedeve tona dhe hyrjen në fuqi që përfitojnë 5000 mijë bashkëatdhetarë tanë që kanë punuar në Itali. Kur morëm detyrën pensioni ishte 86 euro, ndërsa në 2024 arriti 175 euro dhe premtimi ynë që përfituat nga marrëveshja është që në fund të mandatit të katër do të jetë 400 euro, dhe pensionet minimal në ato në fshat do ta çojmë në 200 euro.
E gjetëm skemën e pensioneve të falimentuar, e sot ne kemi mbyllur 16 marrëveshje pensionesh e bëhemi gati të mbyllim marrëveshjen me Greqinë që u ndërprenë për historinë e Belerit. Jemi gati ta përmbyllim marrëveshjen me Greqinë. Paga mesatare u rrit me 2.5 herë krahasuar me 2013 dhe do të vijojë të rritet me të paktën 20% më shumë. Në fund të mandatit të katërt paga minimale do të jetë 500 euro. Populli shqiptar ju pushoi nga puna për të mos ju marrë më në punë.
Kam bërë gjëra të mirë me ta, kam ndryshuar kushtetutën. Ju do të humbni, do të merrni vendimin për bojkot, ju do ikni e ata do të jenë në kuvend. Ky është film i parë. Seanca tjetër do të jetë 22 maj.”, tha Balla.









