Një ditë para afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, aleatët e Partisë Demokratike janë takuar në selinë blu për të finalizuar detajet.
Pas arritjes së marrëveshjeve me 25 partitë aleate, tashmë mbetet vetëm përcaktimi i emrave që do të garojnë nën koalicionin e “Aleancës së Shqipërisë Madhështore”.