Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, ka kërcënuar se do të ndërpresë plotësisht furnizimin me energji elektrike për tri shtete amerikane, Michigan, Nju Jork dhe Minesota, si reagim ndaj tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Ai ka zbatuar tashmë një tarifë 25% për energjinë elektrike që shitet në këto shtete, duke paralajmëruar se mund të shkojë më tej nëse situata përshkallëzohet.
Ford shprehu zemërimin e tij për politikat e Presidentit Donald Trump, duke e quajtur luftën tregtare një “kaos” dhe duke thënë se kjo situatë nuk është shkaktuar nga populli amerikan, por nga veprimet e Trump.
Ai shtoi se, megjithatë, nuk dëshiron të dëmtojë popullin amerikan, por ka vendosur të përgjigjet në mënyrë të pamëshirshme për shkak të politikave të administratës amerikane.