-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen Braçe: Turp! Më sillni ministrin këtu, ai është i vetmi që refuzon

Kryesoret

Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti Erion Braçe kërkoi që i pranishëm në komision gjatë diskutimit të nismës së tij për ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar në sektorin e bujqësisë të ishte ministri i Financave, Petrit Malaj.

“Zoti kryetar (i drejtohet Shalsit) është e turpshme që ministri i Financave nuk vjen këtu të përballet për një cështje që shqetëson mbi 45% të popullsisë dhe që natyrisht impakton një sektor prodhues që është më i madhi në vend dhe me një kontribut 19% në PBB. Në harkun e dy javëve unë kam pasur përballë tre grupe të ndryshme.

Ministri juaj do ta kuptojë kur të shkojë në katund dhe të përballet me atë zonjën që mban lopët dhe çohet në orën 4 të mëngjesit për të fjetur në orën 1 të mëngjesit ditën tjetër, por do të jetë vonë shumë. Ligji është votuar në parim, unë nuk kam asnjë lloj sikleti vetëm dua të shikoj ministrin e Financave në parlament, cfarë të them unë, votojeni kundër.

Kjo gjë nuk mund të vazhdojë kështu. Ky është i pari ministër që refuzon të vijë të përballë argumentet këtu në parlament. Nga viti 2018 për atë që ka ndodhur me bujqësinë është faji i cdo ministri Financash” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit