Sot, më 11 mars, moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të fillojnë që në orët e para të mëngjesit, duke u intensifikuar në veriperëndim dhe përgjatë ultësirës perëndimore.
Lokalisht, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. Në Alpe, do të ketë reshje bore, ndërsa era e fortë dhe valëzimi i detit do të shkaktojnë kushte të pafavorshme për lundrim.
Prandaj, qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë gjithë ditës.