Policia e Sarandës ka arrestuar një 35-vjeçar, K. H., i cili u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe duke ofruar 50 euro për të korruptuar policinë.
Ngjarja ndodhi gjatë patrullimit në lagjen nr. 2 të Sarandës, kur automjeti tip Seat i drejtuar nga 35-vjeçari u ndal për verifikim. Pas arrestimit, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Sarandës për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Sarandës thekson angazhimin e saj për të goditur çdo formë korrupsioni dhe për të siguruar zbatimin e ligjit.