-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muçollari: Zgjedhja për listën e hapur të Tiranës, moment jetik për vendin

Kryesoret

Grigels Muçollari, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, i cili u rendit i treti më i votuar në primaret e PD-së më 1 mars, ka njoftuar se ka vendosur të kandidojë në listën e hapur të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muçollari theksoi se ky është një moment jetik për vendin dhe shoqërinë, ndërsa shtoi se për të ndryshuar qeverinë, duhet luftuar për çdo votë.

Postimi

Pse kam zgjedhur listën e hapur
Sot, në mbledhjet e Kryesisë së PD dhe të Këshillit Kombëtar, do të finalizohet ekipi i përfaqësuesve të PD për zgjedhjet e 11 majit. Është vetëm një nga etapat, pasi Partia Demokratike është tashmë në këtë betejë kudo me njerëzit, strukturat e saj në çdo seksion, grupseksion e degë.

Ka vëmendje, ka pritshmëri dhe patjetër do të ketë edhe debate.
Falë Zotit, PD e ka debatin pasuri të saj. Ditën që s’do të ketë debat, s’do të ketë më PD. Këtu jemi shumë ndryshe nga kundërshtarët tanë.

Unë vetë e kam bërë të ditur edhe më herët, madje këtë qëndrim ia kam komunikuar edhe Kryetarit të Partisë, përpara procesit të primareve, dhe i qëndroj këtij parimi: do të jem në listën e hapur. Ky është një moment jetik për vendin, për shoqërinë, për PD-në.

Më pas vjen në rëndësi karriera e secilit. Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e qeverisë. Që ndryshimi të vijë, duhet luftuar për çdo votë. Për çdo votë luftohet vetëm në listën e hapur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit