Këshilli i Bashkisë së Tepelenës miratoi dorëheqjen e kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili do të kandidojë për deputet në Qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 11 Majit.
Pas dorëheqjes, Julinda Karteri, zv.kryetarja, është komanduar kryetare e Bashkisë së Tepelenës deri në përfundimin e mandatit. Ajo u angazhua për vijimin e punës dhe realizimin e projekteve për qytetarët.
Ndërkohë, Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për Qarkun Gjirokastër në mbledhjen e Asamblesë, që do të mbahet në orën 19:00.