-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria lëshoi urdhër arrestin, Dodik po feston ditëlindjen

Kryesoret

Një numër i madh policësh me armë të gjata janë konstatuar sot para Pallatit të Republikës Sërpska në Banja Luka, ndërsa para Kuvendit Popullor është vënë re siguri standarde.

Para këtyre dy lokacioneve janë të vendosur oficerë policie, të cilëve u janë edhe automjetet. Në këto momente në Pallatin e Republikës Sërpska, presidenti i saj Millorad Dodik po feston ditëlindjen me bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Në Kuvend janë planifikuar për sot dy seanca të veçanta. Në të parën, që fillon në ora 11:00, pika e vetme e rendit të ditës do të jetë Propozimi për vendim për të vazhduar me miratimin e kushtetutës së re të Republikës Sërpska.

Pas përfundimit të seancës së 19-të speciale, menjëherë u caktua seanca e 20-të e posaçme e Kuvendit Kombëtar, për të cilën u propozuan dy pika të rendit të ditës – Projekt-Kushtetuta e Republikës Sërpska dhe Projektligji për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës Sërpska.

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik deklaroi në Banjallukë se një “diskurs kundër RS-së” ka filluar nga Sarajeva.

Këto deklarata ai i bëri pasi Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi një urdhër për ndalimin e tij, me qëllim që ta marrë në pyetje.

Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për arrestimin e Dodikut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit