Policia ka arrestuar pronarin dhe shitësin e një dyqani në Tiranë, pasi shisnin cigare të dyshuara të kontrabanduara dhe fshehën të ardhurat nga shitja e tyre. Gjatë operacionit të koduar “Cigarette”, janë sekuestruar 324 paketa cigare pa pullë fiskale.
Në kuadër të hetimeve, është kontrolluar dyqani i shtetasit P. G., ku janë gjetur cigare të dyshuara të kontrabanduara. Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë P. G. (46 vjeç, pronar) dhe S. H. (39 vjeç, shitës). Për shtetasin B. G. (42 vjeç, vëllai i pronarit) ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet janë dërguar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme.