Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët për Ditën e Verës, një festë me origjinë në Elbasan që shënon ardhjen e pranverës. Ai ka shpërndarë një foto në profilin e tij të Facebook-ut, ku shfaqet shporta tradicionale e Elbasanit, e mbushur me elemente simbolike të festës si ballakume, lulet dhe degën e ullirit.
Në urimin e tij, Begaj shkruan: “Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqyteti shqiptar i festimit të kësaj dite!” Ky urim është një përshëndetje për këtë festë të dashur që i bashkon shqiptarët dhe shpreh dëshirën për një stinë të mbarë e të begatë.