-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mickoski apel: Përfundoni projektimin që lidh Durrësin me Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Kryeministri i Maqedonisë Hristijan Mickoski në një deklartë për mediat tha se punët për Korridorin 8 po shkojnë mirë.

Mickoski apeloi që Tirana të përfundojë projektimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8 që duhet të lidhë Durrësin me Maqedoninë e Veriut. Ai u shpreh se nuk sheh projektime për hekurudhën qëë do të lidhë Durrësin me kufirin edhe pse është nëshkruar një marrëveshje.

“Ne apelojmë sa më parë që Tirana të përfundojë projektimin me të cilin Durrësi do të lidhë me kufirin dhe do ta plotësojë Korridorin 8 në pjesën e hekurudhës. Ndërsa Korridori 8 dhe lidhja me autostradë me Shqipërinë, në këtë rast me pikë kufitare “Qafë Thanë” përparon mirë, të mos them shkëlqyeshëm. Më shumë se 60 km front është hapur deri në fund të këtij muaji, kështu që kontraktuesit do të mund të vazhdojnë të përparojnë në atë aspekt.

Kemi problem në pjesën Trebenishtë-Qafë Thanë, për shkak se pjesë e këtij aksi është në perimetrin nën mbrojtje të UNESCO-s, por kërkojmë zgjidhje, do të gjejmë zgjidhje, ne tonën do ta përfundojmë. Por nuk shoh nga atje që po projektohet hekurudha që duhet ta lidhë Durrësin me kufirin, sepse kemi nënshkruar marrëveshje.

Ministrat e mbrojtjes së Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë nënshkruan marrëveshje në korrik, në Uashington, se ky Korridor 8 duhet të përfundojë. Ne vetëm punojmë, nuk shoh se palët e tjera punojnë, vetëm ne punojmë dhe i realizojmë detyrimet tona. Ejani të punojmë të gjithë, ejani të gjithë, të shohim deri ku është”, tha Mickoski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit