Mjeku Adriatik Berisha, i cili e shoqëroi gjatë vizitës te babai i tij ish-presidentin Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetin e tij social në facebook.
Mjeku shprehet se babai i Thaçit është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej disa javësh është i hospitalizuar. Ai nënvizon që është krenar që vizita e Thaçit ka kaluar përmes duarve të tij.
“Pacientëve me shqetësime e sëmundje hematologjike, përfshirë edhe pacient jashtë kufinjëve për çka dhe jam dekoruar dhe nga ushtria amerikane! Sigurisht, njejt i kam shërbyer dhe pacientit Haxhi Th.
Pacienti në fjalë në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese, tash e disa javë ka qenë i hospitalizuar dhe ka marrë shërbime profesionale nga shumë profesionist shëndetësore përfshirë disa klinika të cilat duhen vlerësuar për punën e jashtëzakonshme!
Ka kohë që pacientin në fjalë e përcjell dhe e hulumtoj, aq sa më lejon gjendja e tij dhe në aspekt hematologjik!
Për shkak të gjendjes së rënduar të pacientit kam përshkruar një raport mjekësor profesional në detaje gjendjen e tij aktuale dhe pritjet nga gjetjet në vijim.
Ky raport ka rezultuar me viziten e djeshme të ish-presidentit Thaçi!
Jam thellësisht krenar që i gjithë ky proces i kësaj vizite meritore ka kaluar përmes duarve të mia.
Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaçi.
Qëndroj i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë ashtu siq kanë qëndruar dhe prindërit e mi gjithmonë.”, shkruan mjeku.