-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullohet lundrimi për tragetin Vlorë-Itali, dallgët arrijnë deri në 2.5 metra

Kryesoret

Kapiteneria e portit të Vlorës ka marrë vendimin për të pezulluar lundrimin e tragetit të linjës Vlorë-Itali, duke u mbështetur në parashikimet hidrometeorologjike për kushte të pafavorshme detare.

Si pasojë e erës së fortë dhe dallgëve që arrijnë deri në 2.5 metra, trageti nuk do të udhëtojë deri të dielën. Po ashtu, janë pezulluar lundrimet edhe për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat nuk lejohen të dalin në det për tri ditë.

Situata pritet të përmirësohet nga data 16 mars, kur do të rifillojnë udhëtimet e tragetit dhe lundrimet e mjetet e peshkimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit