Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. G., banues në Berat.
Materialet përkatëse janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat, për veprime të mëtejshme.