Bayern Mynih u ndal në një barazim 1-1 në fushën e Union Berlin.
Sane shfrytëzoi në maksimum një top nga krahët, për të dërguar topin në rrjetë, në minutën e 75-të. Por Union Berlin nuk u dorëzua dhe barazoi me Hollerbach në të 84-tën.
Ky duket se do të jetë viti i Bayernit pasi janë në vendin e parë me 62 pikë, shumë pikë përpara kampionëve në fuqi të Leverkusenit.