Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, gjatë një konference për media ka komentuar për dëmtimet e 4 lojtarëve.
Ai njoftoi se Mario Mitaj do të operohet për një problem në pulpë, Keidi Bare është i paaftë për shkak të dëmtimit të njëjtë, ndërsa Elseid Hysaj mund të rikthehet pas pauzës për Kombëtaren. Edhe Mirlind Daku ka po të njëjtin problem dhe do të përpiqet të rikuperohet shpejt.
“Do mundohem të flas pak dhe do tju le ju të flisni më shumë. Do ta nis me 4 lojtarët që nuk janë në listë dhe të dëmtuar. Mario Mitaj ka problem në puplaxhi dhe është vendosur të operohet. Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe Saragozës. Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për tu rikthyer pas pauzës së Kombëtares për tu trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem pra në pupalxhi, do të ketë mundësi të trajtohet për tu rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij.”, tha Silvinjo.