Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi ndihmoi disa persona të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Gjatë operacionit “Green Border”, u arrestua B. M., banues në fshatin Tresenik, pasi në bashkëpunim me një shtetas që jeton në Greqi, ndihmuan tre shtetas, përfshirë një foshnjë 9 muajshe dhe mamanë e saj, të kalonin kufirin nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kapshticë.
Hetimet po vazhdojnë, dhe materiali i procedurës është dërguar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.