Donald Trump ka pranuar se ishte “paksa sarkastik” kur deklaroi se mund të arrihej paqe në Ukrainë brenda 24 orëve. Gjatë një interviste, ai tha: “Epo, isha paksa sarkastik kur e thashë atë”.
Trump theksoi se qëllimi i tij ishte të zgjidhte konfliktin dhe se besonte se do të ishte i suksesshëm. Ai shtoi: “Ajo që vërtet dua të them është se do të doja ta zgjidhja dhe, mendoj, mendoj se do të jem i suksesshëm”.
Ky është një pranim i rrallë nga Trump, i njohur për deklaratat e tij të ekzagjeruara. Para se të merrte detyrën e tij për herë të dytë si president, Trump kishte theksuar aftësinë e tij për të arritur një marrëveshje që do të përfundonte luftën Rusi-Ukrainë shumë shpejt.