-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti shprehin ngushëllime për tragjedinë në RMV

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministri Albin Kurti kanë reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku zjarri në një diskotekë la të vdekur së paku 51 persona dhe shumë të tjerë të lënduar.

Në një postim në “X”, Osmani e cilësoi humbjen e kaq shumë jetëve të rinj si një tragjedi të papërshkrueshme dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe për popullin e Maqedonisë së Veriut.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona.”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, Kurti u shpreh se ka mësuar me pikëllim të thellë për humbjen e jetëve në këtë ngjarje tragjike dhe ofroi ngushëllime për viktimat.

“Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit