Një shpërthim zjarri në një klub nate në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar të paktën 50 viktima.
Zjarri, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë një performance muzikore, përfshiu klubin e mbushur me njerëz. Ndërkohë, shumë të plagosur janë dërguar në spitale të ndryshme, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Për momentin, familjarët e të prekurve janë të brengosur dhe po kërkojnë informacion për të afërmit e tyre.








