Drejtore e Përgjithme e Metrologjisë është emëruar Alkida Llakaj. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook.
Goxhja shprehet se Alkida Llakaj sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike.
“Tjetër kapacitet me vlera i shtohet ekipit drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!
Suksese Alkida Llakaj, në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë!🤝
Me një përvojë 14-vjeçare në institucione të rëndësishme publike, Alkida sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike.
E diplomuar në State University of New York dhe Universitetin e Tiranës, një MSc në Politika dhe Qeverisje në Europë, si dhe studime të avancuara doktorale, Alkida Llakaj vjen në këtë detyrë me një vizion të qartë për forcimin e standardeve metrologjike dhe rritjen e transparencës institucionale.”, shkruan Gonxhaj.