-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edvin Kulluri në “5 Pyetjet”: Kemi problem me centralizimin e pushtetit

Kryesoret

Në një intervistë të dhënë në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, Edvin Kulluri ka shprehur shqetësimin e tij për centralizimin e pushtetit në Shqipëri, duke e cilësuar si një proces që po çon në krijimin e një sistemi të ngjashëm me monarkinë.

Ai kritikoi qeverinë për shkeljen e të drejtave të komunitetit për t’u vetëqeverisur dhe e cilësoi këtë si një “kriminalizim” të reformës territoriale.

“Këtu po bëhen aq shumë gjëra pa miratimin e komunitetit, sepse në 2014 reforma territoriale, që u tradhëtua edhe nga ish-partia ime, është kriminale në kuptimin e sulmit ndaj të drejtës për t’u vetëqeverisur nga komunitetet që kanë 500 vjet që janë vetëqeverisur nën sundimin e Turqisë. Vjen ky si Enver Hoxha dhe heq vetëqeverisjen, e cila është baza e demokracisë, siç e ka thënë historia. Kemi problem me centralizimin e pushtetit në një njeri dhe një oborr të tij. Ky po sillet si një monark me aristokratët që ka ndarë në zona. Në Shqipëri sot kanë dalë disa pronarë, dhe çuditërisht i gjen edhe në dasmën e opozitës, që po ashtu, çuditërisht, partia e madhe e opozitës mbyll gojën dhe selekton çështje që zgjedhin për t’i goditur. Mendoj se ka një oligark. Ai është kryeministri, pavarësisht nëse është Rama, Berisha, apo Edvin etj. Duhet të ndryshojmë sistemin, jo të heqim Edi Ramën. Ky centralizim ka prodhuar këtë gjendje.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit