Me 11 mars janë hapur aplikimet për kredi të buta, ku 90 kuota janë marrë nga Ministri e Brendshme.
Në këtë vit vetëm 25 efektivë policie nga 12 mijë në total do të kenë mundësi që të marrin kredi të buta. Pra vetëm 0.002% e punonjësve të policisë mund të marrin kredi të buta për këtë vit.
15 kuota do të ndahen për gardën, 10 për AMP ndërsa 40 kuota te tjera do të jenë për aparatin përbërës të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë.
Aplikimi për kredi të butë do të bëhet në portalin e-albania, ku në bazë të disa kritereve do të bëhet edhe pikët se kush përfiton dhe më pas del në komision.
Ky është viti i tretë që përfitohet kjo kredi, ku në dy vitët e para vëmendja dhe fokusi ka qenë te policia e shtetit.