Ish-ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, është arrestuar dhe dërguar në paraburgim si i dyshuar për tragjedinë e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona si pasojë e një zjarri në një diskotekë.
Bekteshi është pjesë e 23 personave të arrestuar lidhur me këtë ngjarje, dhe dyshohet se ka dhënë një licencë të falsifikuar për diskotekën PULS.
Ky arrestim vjen pas hetimeve mbi shkeljet që kanë çuar në ngjarjen tragjike.