-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Shteti mbulon shpenzimet për familjarët e të lënduarve në Koçan

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka njoftuar se qeveria do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit për anëtarët e familjeve të të lënduarve nga zjarri tragjik në Koçan.

Ministri gjithashtu theksoi se është aktivizuar mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së për koordinimin e ndihmës nga shtetet anëtare dhe vendet e tjera.

“Më lejoni të përmend se në çdo shtet ku janë dërguar pacientët për shërim, Ministria e Jashtme ka caktuar person për kontakt i cili është i qasshëm 24 orë për prindërit dhe familjarët e pacientëve për çfarëdo ndihmë ose mbështetje. Lista e kontakteve është e publikuar në ueb faqen e Ministrisë. Në mënyrë plotësuese, në Seancë të Qeverisë do të kërkojë nga shërbimet për punë të përgjithshme të përbashkëta të mbulohen shpenzimet për rrugë dhe qëndrim jashtë vendit, për anëtarët e familjeve të pacientëve që po kurohen jashtë”, është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit