Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Lajmi është konfirmuar nga familjarët nga djali i ish presidentit.
Djali i Thaçit me anë të një postimi në rrjete sociale njofton se gjyshi i tij ka ndërruar jetë disa ditë pasi takoi ish presidentin Thaçi.
“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme! Prehu në paqe, bac!”, ka shkruar djali i Hashim Thaçit.