I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Redi Muçi, kryetari i lëvizjes Bashkë për Tiranën, shprehet se Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri qeverisës dhe jo një rotacion mes PS dhe PD.
Ai theksoi se, pas tragjedisë së Gërdecit dhe pasurimit të familjes Berisha, Shqipëria duhet të ndjekë një rrugë të ndryshme.
“Nëse ka 2 gjëra që kemi vënë re në këto 34 vite nga rotacioni politik ka qenë përkeqësimi i pushteve dhe mënyrës së qeverisjes, nga Berisha i parë, tek Nano, Berisha 2 dhe më pas tek Rama dhe fuqizimi i oligarkisë ekonomike dhe kapjes së mbarë shoqërisë. Këtë më mirë se gjithcka tjetër e regjistron problematika e viteve 1990 krahasur me sot. Në 1990 flitej për kjoskëzimin, sot flasim për kullat. Të njëjtët njerëz ishin dhe kur Saliu.
Për çfarë duhet. Të bëjë afera korruptive Shkëlzen Berisha? Ai ishte tek Gërdeci. Shkëlzeni sot po ndërton kullën tek 9 katëshet. Shqipërisë i duhet një vizion i ri për organizimin social, një ndryshim radikal. Një vision që bazohet tek shteti zhvillimor, social e shteti I së drejtës”