-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e babait të Hashim Thaçit, Haradinaj: La pas një histori të tërë sfidash e sakrificash

Kryesoret

Kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj në një postim në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të babait të ish presidentit Hashim Thaçit.

Haradinaj shprehet se ai i ka mbyllur sytë por ka kënë pas një histori të tërë sfidash dhe sakrificash. Ai nënvizon që në këto momente dhimbjesh është pranë mikut të tij Hashimit dhe familjes Thaçi.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë.

Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi.

Zoti ju forcoftë!”, shprehet Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit