Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, Xhevahir Maksuti, një 25-vjeçar, ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, automjeti po dilte nga një gomisteri kur ka ndodhur përplasja me motorin.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.