Peter Sorensen, i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, vizitoi ditën e martë pikat kufitare në veri të Kosovës, ku theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave si një element kyç për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai kërkoi që puna të vazhdojë pa vonesa për të mundësuar lëvizjen e lirë, një hap i rëndësishëm për rrugën evropiane të Kosovës. Sorensen gjithashtu falënderoi KFOR-in për mbështetje logjistike gjatë këtij procesi. Gjatë vizitës, ai ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani.
“Është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit. Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Bëhet fjalë për lejimin e njerëzve dhe mallrave të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit në BE. Falë KFOR-it për mbështetjen e logjistikës”, ka shkruar ai në platformën “X”.