-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbrojtësi i Everton: Askush nuk do ta donte Brojën përballë

Kryesoret

Mbrojtësi i Everton, Jake O’Brien, ka paralajmëruar Anglinë për kërcënimin që mund të sjellë Armando Broja, sulmuesi shqiptar që është rikthyer në fushë pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të dëmtimit.

Gjatë një ndeshjeje të fundit ku Everton barazoi 1-1 kundër West Ham, Broja u aktivizua në minutat e fundit dhe ka treguar se është një lojtar me cilësi të larta, me shpejtësi dhe forcë, duke krijuar mundësi për skuadrën e tij.

“Mendoj se patë çfarë lloji lojtari është Broja. I fortë, i shpejtë dhe me këmbë të mira. Si mbrojtës, ai nuk është dikush që do të doje ta kishe përballë. Ai krijon raste dhe mund të jetë shumë i bezdisshëm për kundërshtarët. Është një lojtar vërtet i mirë dhe ka ende shumë për të dhënë. Ishte falë tij dhe Youssef (Chermiti) që arritëm të marrim një rezultat, sepse ata ishin të shkëlqyer kur hynë në fushë. Ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë” – tha shënuesi i golit.

Në ndeshjen që do të luhet në “Wembley”, Broja mund të luajë rol të rëndësishëm për Shqipërinë, pavarësisht se nuk ka shumë minuta të luajtura këtë sezon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit