15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përcillet për në banesën e fundit babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Kryesoret

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni varrimi në fshatin Burojë të Skënderajt.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, si dhe politikanë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë që mungoi i biri, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Pavarësisht mungesës së tij, ish-presidenti dërgoi një kurorë me lule me mbishkrimin: “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajës”.

Hashim Thaçi pati mundësinë ta shihte për herë të fundit babanë e tij disa ditë para vdekjes, më 13 mars, kur ai mori leje nga Gjykata Speciale për shkaqe humanitare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit