Policia e Tiranës ka reaguar për herë të parë pas sulmit me armë zjarri drejt godinës së CFO Pharma në autostradë në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli. Policia thotë se u njoftua në mëngjes dhe se nuk ka të plagosur me hetimet që vazhdojnë.
“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit” njofton policia e Tiranës.
Breshëri plumbash nga makina, kush e qëlloi “CFO Pharmën” e Nadir Çaushollit?