-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz dhe Macron: Marrëveshja Trump-Putin, hapi i parë për paqe në Ukrainë

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përshëndetur ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, të cilën e arritën Presidenti i SHBA Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt një paqeje të mundshme.

“Hapi tjetër duhet të jetë një armëpushim i plotë në Ukrainë dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Sigurisht që është e qartë se ne të dy biem dakord për këtë,” tha Scholz gjatë një konference për shtyp në Berlin me presidentin francez Emmanuel Macron.

Gjithashtu, Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron theksuan se pa Ukraina në tryezën e bisedimeve, nuk mund të arrihet një paqe e qëndrueshme. Macron, duke pasur parasysh kërkesën e vazhdueshme për paqe, theksoi se ky proces nuk mund të realizohet pa pjesëmarrjen e Ukrainës në bisedime.

“Dua t’ju përgëzoj për votimin historik të Bundestagut, i cili është një lajm pozitiv për Gjermaninë dhe Evropën, sepse do t’i lejojë asaj të bëjë më shumë për mbrojtjen dhe investimet,” u tha ai gazetarëve gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman në largim Olaf Scholz në Berlin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit